Janar 24, 2020 15:40 Europe/Tirane
  • Populli irakian shpërthen kundër pranisë së paligjshme të Amerikës në Irak

Qytetarët e Irakut sot kanë organizuar një marsh të madh protestues me pjesëmarrjen e miliona njerëzve duke protestuar kundër pranisë ushtarake të Amerikës në Irak dhe në këtë mënyrë kanë manifestuar forcën e Islamit dhe popullit irakian përball amerikanëve pushtues dhe aleatëve të tyre.

Qytetarët e qyteteve të ndryshme të Irakut sidomos në kryeqytetin e Irakut sot para dite janë mbledhur në Bagdad për të marrë pjesë në marshin protestues me miliona njerëz dhe kanë protestuar kundër forcave pushtuese amerikane. Rrugët e ndryshme të Bagdadit që nga orët e para të ditës së premte ishin shndërruar në arenë të një marshi jashtëzakonisht të madh të qytetarëve të cilët kishin dalë për protestua në mbështetje ndaj lirisë dhe pavarësisë së Irakut dhe për t’i dhënë fund pushtimit ushtrisë amerikane.

Prania e gjerë e qytetarëve të veshur me qefin dhe duke mbajtur në dorë flamurin e Irakut dhe duke hedhur slogane kundër Amerikës, regjimit sionist kundër regjimeve servile arabe të rajonit, ka krijuar një marsh protestues madhështor të miliona njerëzve. Protestuesit irakianë në sloganet e tyre duke deklaruar urrejtjen e vet kundër Amerikës, kanë hedhur slogane “Amerikë, jashtë nga vendi ynë!” dhe “Vdekje për Amerikën” dhe “Vdekje për Izraelin” dhe kanë treguar urrejtjen e tyre ndaj pushtuesve amerikanë. Njëkohësisht me këtë marsh protestues, Mokteda Sadr, lideri i lëvizjes “Sadr” i Irakut, ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka kërkuar anulimin e të gjitha marrëveshjeve të sigurisë mes Irakut dhe Amerikës dhe ka theksuar: “Qeveria duhet të mbyllë të gjitha bazat ushtarake të Amerikës dhe nëse qeveria e Amerikës nuk pranon të largojë forcat e veta nga Irakut, forcat amerikane do të trajtohen si forca pushtuese dhe armike”.

Mokteda Sadr në këtë deklaratë ka thënë: “Bagdadi duhet ta mbyllë hapësirën ajrore për operacionet ushtarake të Amerikës dhe dëbimi i Amerikës nga Iraku nuk do të realizohet përveçse me mbylljen e të gjitha bazave të tyre dhe kompanive të tyre të sigurisë në Irak.

Mbi 10 kanale televiziv të Irakut dhe disa media arabe të rajonit që nga orët e para të mëngjesit kanë ndërprerë transmetimin e programeve të tyre ditore dhe kanë transmetuar drejtpërdrejtë marshin protestues të miliona qytetarëve.

 

Tags

Komente