Shkurt 08, 2020 19:20 Europe/Tirane
  • Greqia dërgon dy sisteme Patriot në Arabinë Saudite?

Përdorimi nga Arabia Saudite i baterive të raketave Patriot të dërguara nga Greqia dëshmon se Riadi pothuajse i ka mbaruar stoqet e raketave dhe nuk mund të përballojë më sulmet e Ansarallahut të Jemenit.

Pas miratimit të SHBA, Greqia do të dërgojë dy bateri raketash Patriot në Arabinë Saudite. Kjo duhet të konsiderohet një ngjarje shumë e rëndësishme ushtarake, sepse tërheq vëmendjen për numrin e raketave që Arabia Saudite humbi gjatë konfrontimit të saj me Ansarallahun e Jemenit, shkruan gazeta Rai Al-Youm në numrin e saj të shtunën, 8 Shkurt. Ndërsa është një nga vendet e pakta që kishte një arsenal të madh të raketave Patriot të blera nga Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite u detyrua t'i drejtohet Greqisë, duke i kërkuar asaj që të merrte miratimin e Uashingtonit për furnizimin e Riadit me këto raketa. Pasi i ka hequr raketat e tij nga Kuvajti, Jordania dhe Bahrejni një vit e gjysmë më parë për t'i transferuar ato në vende të tjera për t'u përballur me kërcënimin e Kinës dhe Rusisë, Uashingtoni nuk ka mundësi për të furnizuar me raketa të mjaftueshme Arabinë Saudite që përballet me kërcënimin e Ansarallah. Gjithashtu, pasi ka marrë raketa Patriot, Egjipti është i gatshëm për të përmbushur kërkesën e Arabisë Saudite e cila, sipas ekspertëve, përdor midis tre dhe pesë raketa për të sulmuar një raketë balistike të shkrepur nga Ansarallah.

 

Tags

Komente