Shkurt 12, 2020 14:59 Europe/Tirane
  • Vriten dhe plagosen me dhjetëra mercenarë sauditë në sulmin e ushtrisë së Jemenit

Në sulmin e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kundër forcave të koalicionit agresor saudit në jug të Arabisë Saudite, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se në sulmin e ditës së mërkurë të ushtrisë dhe forcave të rezistencës popullore të Jemenit kundër forcave ushtarake të koalicionit agresor saudit në jug të Arabisë Saudite, është shkatërruar edhe një automjet luftarak i koalicionit agresor të Arabisë Saudite.

Edhe dje forcat kundërajrore të ushtrisë së Jemenit kanë rrëzuar një dron spiunazh të koalicionit saudit në rajonin Al-Molahit në afërsi të provincës Xhizan.

Ushtria e dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit gjithashtu kanë neutralizuar një sulm të mercenarëve saudit në Naxhran dhe kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra prej tyre.

 

Tags

Komente