Shkurt 13, 2020 15:07 Europe/Tirane
  • Mbi 10 persona të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi terrorist në Irak

Një shpërthim terrorist që ka ndodhur në periferi të qytetit Khanakin në provincën Dijale të Irakut janë vrarë dhe plagosur mbi 10 persona.  

Kanali televiziv Sumerije njoftoi se në sulmin e terroristëve kundër një grupi të qytetarëve dhe forcave të sigurisë së Irakut në afërsi të fshatit Bahar Taze në afërsi të qytetit Khanakinm janë vrarë 2 civilë që ishte një baba dhe një fëmijë i tij.

Gjithashtu gjatë punës së transportit të viktimave të këtij sulmi terrorist, ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër ku si pasojë të tij janë plagosur 11 persona.

Sipas burimeve irakiane të informimit, në mesin e të plagosurve ndodhen edhe katër forca të sigurisë së ushtrisë së Irakut në mesin e tyre edhe një oficer.

Grupi terrorist ISIS së fundi ka kryer sulme të ndryshme kundër forcave të sigurisë dhe ushtrisë së Irakut sidomos në provincën Dejale të Irakut në lindje dhe në provincën Salahudin dhe Kirkuk në veri të Irakut.

 

Tags

Komente