Shkurt 13, 2020 19:09 Europe/Tirane
  • Damasku sfidon Ankaranë, njeh zyrtarisht gjenocidin kundër armenëve

Parlamenti Sirian e njohu zyrtarisht të enjten, 13 shkurt, si "gjenocid" masakrimin e afro 1.5 milion armenëve midis viteve 1915 dhe 1917, në sfondin e tensioneve të forta me Turqinë pas luftimeve vdekjeprurëse në veri-perëndim të Sirisë.

"Asambleja Popullore, e mbledhur këtë të enjte, 13 shkurt, dënon gjenocidin e armenëve të kryer nga Perandoria Osmane dhe çdo përpjekje të Ankarasë për të mohuar dhe denoncuar këtë të vërtetë historike. Ajo konfirmon se ky krim kundër njerëzimit është një nga më mizorët që është kryer dhe populli sirian shpreh simpatinë e tij ndaj popullit mik armen ”, tha kryetari i parlamentit, Hamuda Sabbagh, në një deklaratë për shtyp të cituar nga agjensia e lajmeve SANA. Parlamenti Sirian ka ftuar autoritetet e vendeve të tjera si dhe komunitetin ndërkombëtar që të pranojnë të vërtetën historike të gjenocidit ndaj popullit armen nën Perandorinë Osmane. "Ne aktualisht jemi dëshmitarë të një agresioni turk të bazuar në ideologjinë raciste osmane dhe kujtojmë krimet e kryera nga paraardhësit e Erdoganit kundër popullit mik armen," tha Hamuda Sabbagh. Nora Arian, kryetarja  e Komisionit Parlamentar për Miqësinë Siri-Armeni, nga ana e saj vuri në dukje se njohja e gjenocidit armen do të parandalonte krime të tilla në të ardhmen dhe se ngjarjet aktuale në Siri kishin demonstruar " fytyrë e vërtetë agresive ” të udhëheqësve turq, sipas agjencisë SANA.

 

Tags

Komente