Shkurt 13, 2020 20:11 Europe/Tirane
  • Izraeli pohon dështimin përballë Hezbollahut

Ministri izraelit i luftës pranoi dështimin e strategjisë izraelite kundër Hezbollahut.

Naftali Bennett, pranoi të enjten 13 shkurt se strategjia ndërluftuese e Tel Avivit kundër armëve të sofistikuara të Hezbollahut kishte dështuar dhe shtoi: "Megjithë përpjekjet e Izraelit për të parandaluar Hezbollahun të marrë armë të sofistikuara, kjo lëvizje merr 80% të armëve që i dërgojnë". Ai tha se Tel Avivi synon të ndryshojë strategjinë e tij në lidhje me këtë, në mënyrë që të parandalojë Hezbollahun të marrë "armët që Irani i dërgon atij".Komentet e Naftali Bennett demonstrojnë shqetësimin e thellë të Izraelit për një luftë të mundshme kundër Hezbollahut. Dy ditë më parë, Naftali Bennett tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kishin ndarë detyrën e dëbimit të Iranit nga Siria dhe Iraku dhe se me vrasjen e komandantit të lartë iranian Kasem Soleimani, të dy vendet kishin shpresë për ta arritur këtë objektiv brenda një viti. Në përgjigje të këtyre deklaratave, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Sejed Abas Musavi tha se Irani nuk do të hezitonte të mbrojë praninë e tij në Siri dhe të mbrojë sigurinë e tij kombëtare dhe interesat e tij rajonale.

 

Tags

Komente