Shkurt 14, 2020 08:40 Europe/Tirane
  • Shtohen sulmet e sauditëve në Jemen

Koalicioni saudit në Jemen ka shtuar sulmet ajrore, me topa dhe raketa.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars, disa sulme janë regjistruar në provincën Hudejda në perëndim të Jemenit të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale. Avionët sauditë kanë sulmuar edhe rajonin Hamzat në qytetin Sahar pjesë e provincës Saade në veri të Jemenit, ndërsa me topa dhe raketa kanë bombarduar qytetin Razeh. Dy sulme ajrore janë regjistruar në rajonin Fakher të qytetin Gatbe në provincën Zaleh në jug të Jemenit dhe një tjetër në qytetin Gil pjesë e provincës Xhuf në veri të vendit. Burimet informative njoftojnë se 11 bombardime janë kryer në qytetin Mexhraz pjesë e provincës Maareb.

Tags

Komente