Shkurt 14, 2020 20:51 Europe/Tirane
  • Raketa misterioze e Ansarallahut

Ekspertët thonë se forcat jemenase janë pajisur me një sistem të ri të mbrojtjes që u ka lejuar atyre të rrëzojnë dhjetëra dronë dhe avionë të koalicionit saudit në vetëm tre muaj.

Më 29 Nëntor 2019, mediat e Jemenit publikuan një video që tregon një helikopter AH64 Apache të Forcave Ajrore të Arabisë Saudite kur u godit në veri të Jemenit. Helikopteri saudit u shkatërrua dhe dy pilotët e tij u vranë. Imazhet kryesisht sugjeruan që raketa e përdorur në këtë sulm ishte e një lloji të ri; hipotezë e konfirmuar më vonë nga burime të lidhura me lëvizjen Ansarallah. Faqja e informacionit dhe e analizave politike Mashregh News publikoi imazhe të raketës në fjalë. Disa kohë më parë, koalicioni saudit pretendoi se kishte kapur një kolonë ushtarake që i përkiste lëvizjes popullore jemenase Ansarallah, një kolonë që përmbante armatime dhe municione të ngjashme me ato të përdorura kryesisht nga lëvizja popullore Ansarallah. Dhe zyrtarët sauditë më vonë ftuan ekspertë ushtarakë të OKB për të ekzaminuar nga afër kolonën. Një raport i publikuar së fundmi zbulon imazhe të një rakete të re anti-ajrore jemenase që goditi helikopterin agresor saudit në nëntor. Karakteristika e rëndësishme e kësaj rakete është një kokë kërkimore optiko-termike e aftë për interceptim pasiv. Një metodë për të sfiduar sistemin e zbulimit të radarëve të Arabisë Saudite kundër të cilit metodat tradicionale të mbrojtjes anti-ajrore të drejtuara nga radarët nuk mund të dëshmojnë se janë efektive. Në të vërtetë, koka e kërkimit optiko-termik vepron në mënyrë që mbrojtja kundërajrore të armikut të mos paralajmërohet derisa raketa të ketë goditur objektivin e saj.

 

Tags

Komente