Shkurt 14, 2020 20:52 Europe/Tirane
  • Nasrallah: SHBA kaloi të gjitha vijat e kuqe duke vrarë gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes libaneze të rezistencës Hezbollah tha se Uashingtoni "kaloi vijat kuqe" me vrasjen e Gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani, duke theksuar se incidenti ndryshoi të gjitha ekuacionet rajonale.

"Amerikanët duhet ta dinë që kanë shkelur të gjitha vijat e kuqe dhe kanë ndryshuar ekuacionet rajonale duke vrarë gjeneral-lejtnant Soleimanin. Ngjarja ka nxitur boshtin e rezistencës dhe kombet rajonale kundër Shteteve të Bashkuara", tha Sejed Hasan Nasrallah në një intervistë televizive të transmetuar nga kryeqyteti libanez në Bejrut. Nasrallah shtoi se vrasja e komandantit të lartë iranian e ndihmoi tërë Ummetin mysliman që të njihte armikun e tyre më të keq. Ai më pas e lavdëroi Iranin për sulmin me raketa balistike në bazat ushtarake amerikane në Irak në lidhje me vrasjen e 3 janarit të gjeneral-lejtnant Soleimanit në një sulm ajror pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit. "Ndikimi i gjeneral-lejtnant Soleimanit dhe Abu Mahdi al-Muhandis tani ndihet më shumë se kurrë midis nesh", tha Nasrallah. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut gjithashtu vlerësoi personalitetin e komandantit ushtarak të ndjerë iranian, duke thënë se pesha e tij politike ishte shumë më e rëndësishme se ajo ushtarake.

 

Tags

Komente