Shkurt 15, 2020 08:47 Europe/Tirane
  • Sekretari i lëvizjes Nexhba: Hakmarrja më e vogël për gjakun e gjeneral Sulejmanit, është pastrimi i plotë i rajonit nga amerikanët

Ekram Kaebi, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Nexhba ka thënë se hakmarrja më e vogël për gjakun e gjeneral Kasem Sulejmanit, është dëbimi i ushtarakëve terroristë amerikanë nga rajoni.

Sheik Ekram Kaebi i pranishëm në kongresin ndërkombëtar martirët e frontit të rezistencës dhe të sigurisë në Teheran deklaroi: Irani sot është në luftën e fuqisë dhe drejtësisë. Ndërsa ne në Irak përpiqemi të çlirojnë territorin tonë dhe sovranitetin e shkelur, si dhe në luftë për të mbrojtur pasurinë tonë nga grabitësit. Ne kemi marrë vendim që të krijojmë balancë dhe ata t’i dëbojmë nga vendi ynë dhe për këtë arsye do të vazhdojmë rezistencës dhe nuk dorëzohemi përballë terrorizmit dhe gangsterizmit të tyre. Rezistenca është e vazhdueshme, e fuqishme dhe fituese dhe ajo do të ndërpritet vetëm me pastrimin e plotë të vendit nga zgjedha e pushtuesve amerikanë, tha në fjalën e tij sheik Kaebi. Ai gjithashtu vuri në dukje se lëvizje Nexhba është në gatishmëri të plotë dhe ajo monitoron çdo lëvizje në tokë dhe ajër të armikut në bazat Ainul Asad, K1, Taxhi, etj. Tani ka ardhur koha që të veprojmë sipas vendimit të parlamentit dhe popullit irakian për dëbimin e pushtuesve amerikanë nga vendi, vendim të cilin Amerika nuk e ka pranuar.

Tags

Komente