Shkurt 15, 2020 15:17 Europe/Tirane
  • Krim kundër njerëzimit në Jemen, 30 jemenas të vrarë në Al-Xhuf

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar rajonin Al-Maslub në provincën Al-Xhuf të Jemenit dhe gjatë këtyre bombardimeve kanë vrarë 30 civilë jemenas.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se krimet e regjimit Al Saud kundër popullit të pambrojtur dhe të pafajshëm të Jemenit, përsëri kanë krijuar një tragjedi të madhe.

Sipas këtij burimi, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë qëlluar popullatën civile edhe një herë në rajonin Al-Maslub në provincën Al-Xhuf të Jemenit.

Si pasojë e këtij sulmi katastrofal, janë vrarë 30 civilë jemenas.

Ministria e Shëndetësisë së Jemenit me anë të një deklarate ka konfirmuar numrin e viktimave të këtij krimi dhe ka theksuar se gjatë këtij janë plagosur edhe me dhjetëra persona të tjerë.

 

Tags

Komente