Shkurt 15, 2020 16:39 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë i afrohet dhomës së operacioneve të Turqisë në Idlib

Forcat e ushtrisë së Sirisë me spastrimin e qytezës Mar'atu Nu'san, ka marrë kontroll luftarak strategjik mbi bazën ajrore Taftnaz e cila ndodhet nën kontrollin e ushtrisë së Turqisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ushtria e Sirisë në një ndryshim të papritur të rrugës operacioneve të saj, shigjetën e sulmeve të saj e ka ndryshuar nga rajoni Kafar Haleb në juglindje të Idlibit në drejtim të rajonit Taftnaz në verilindje të kësaj province.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se baza ajrore Taftnaz  që ndodhet në veri të qytetit Idlib, është dhoma e operacioneve të përbashkëta të Turqisë me terroristët dhe konsiderohet një qendër strategjike dhe Ankaraja kohë më parë në këtë bazë ushtarake ka dislokuar mbi 900 automjete luftarake.

Në këtë rrugë forcat e ushtrisë së Sirisë kanë arritur të çlirojnë dhe të marrin nën kontroll të plotë qytezën "Mar'atu Nu'san" duke zhvilluar operacione të gjera për spastrimin e terroristëve të Frontit Nusra nga ky rajon.

 

Tags

Komente