Shkurt 15, 2020 18:48 Europe/Tirane
  • Tornado dhe hakmarrja e ndyrë saudite

Aviacioni i koalicionit agresor saudit kreu tetë sulme të shtunën në vendin e rrëzimit të një avioni Tornado në rajonin Al-Maslub  në provincën Al-Xhauf, ku ishin mbledhur civilët jemenas.

Shumë prej tyre u vranë dhe u plagosën. Ministria e Shëndetësisë raportoi 30 martirë, shumica gra dhe fëmijë dhe shumë të plagosur. Një aeroplan luftarak tip Tornado që i përket ushtrisë saudite u rrëzua në 14 shkurt nga mbrojtja anti-ajrore jemenase, tha zëdhënësi i këtyre forcave, i  cituar nga Al-Masirah. Gjenerali Jahja Sarei tha se "avion që po kryente akte armiqësore u shkatërrua nga një raketë e sofistikuar tokë-ajër mbi provincën al-Xhauf, në verilindje të kryeqytetit Sana'a." "Qiejt e Jemenit nuk janë të hapura për sulmuesit dhe armiku duhet të mendojë dy herë para se të bëjë aventura në ta", shtoi ai.Duke reaguar ndaj krimit të sotëm saudit, lëvizja Ansarallah e Jemenit deklaroi se "sa herë që koalicioni saudit goditet fort në fushën e betejës, sulmon me  mizori civilët". "Armiku nuk do të ketë sukses, përmes krimeve të tij kundër civilëve, të kompensojë  humbjet e tij në terren ... Kriminelët nuk do të shpëtojnë lehtë", tha zyrtari i lartë i lëvizjes Ansarallah, Muhamed Abdelsalam. Tornado është një aeroplan luftarak multi-funksional i zhvilluar së bashku nga Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania Perëndimore në vitet '70. Arabia Saudite posedon një numër të madh të këtyre avionëve.

 

Tags

Komente