Shkurt 15, 2020 20:33 Europe/Tirane
  • Fiasko e sulmit izraelit në Siri

Të Premten, 14 Shkurt, regjimi izraelit kreu një tjetër sulm me raketë kundër Damaskut, por nuk mund të mburrej me të. Arsyeja? Dështimi i plotë i operacionit. Por ka edhe më shumë.

Sipas burimeve ushtarake ruse, Izraeli u befasua plotësisht në përpjekjen e tij për të sulmuar Damaskun dhe rrethinat e tij, sepse mbrojtja anti-ajrore siriane që përdori për herë të parë raketat cruise anti-radar, të cilat "vranë që në vezë" raketat izraelite Delileh të ashtuquajtura 'vrasësit'. Por kjo nuk është e gjitha. Përveç këtij sulmi të dështuar, dy nga avionët izraelitë F-16 të cilët morën pjesë në sulm u përpoqën të mashtrojnë sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 duke hyrë në hapësirën ajrore siriane nga Jordania, para se të diktohen nga avionët rusë Su-35, të dërguar menjëherë për t'i dëbuar ata. Dy avionët F-16 u detyruan të ktheheshin mbrapa. Burime ushtarake tregojnë se shfaqja e dy avionëve Su-35s në qiell mbi Jordaninë jugore shpjegohet me operacionin anti-izraelit të përgjimeve të Forcave Ajrore Ruse. Media ruse Avia.pro, e cila raporton lajmin, vë në dukje refuzimin e kryeministrit izraelit për të komentuar në lidhje me sulmin e së Premtes, 14 Shkurt, çka flet qartë për madhësinë e fiaskos. Duhet thënë se ky dështim renditet përkrah një përpjekje të pestë të boshtit NATO-SHBA për të sulmuar bazën ajrore në Hmeimim, ndërsa Izraeli dhe Turqia tani kanë detyrën të japin një ndihmë për këtë qëllim. Të dislokuar në bazën ajrore Hmeimim në Siri, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore janë aktivizuar saherë që dronët e panjohur kanë hyrë në hapësirën ajrore të provincës siriane të Latakias.

 

Tags

Komente