Shkurt 15, 2020 20:34 Europe/Tirane
  • Gjenerali izraelit: Mbrojtja izraelite përballë raketave të Hezbollahut është

Një gjeneral rezervë i ushtrisë së regjimit izraelit ka përshkruar një skenar që do të përfundonte me fundin e regjimit izraelit, duke pasur parasysh fuqinë e raketave të boshtit të Rezistencës dhe paaftësisë së Tel Avivit për tu mbrojtur përballë tyre.

Yitzhak Brick, një gjeneral i cituar nga faqja e lajmeve Rai al-Youm, adresoi kërcënimet ekzistenciale për regjimin e Tel Avivit. Duke ju referuar aftësive ushtarake të vendeve dhe lëvizjeve që formojnë boshtin e rezistencës, gjenerali në fjalë pranoi se Izraeli nuk kishte aftësi të mbrohej në frontet e brendshme. "Kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet nga lufta e dytë në Liban (lufta 33-ditore) dhe sistemet janë bërë më të sofistikuara që nga ajo kohë. Rregullat e konfliktit në rajon kanë ndryshuar dhe armiku e kupton këtë dhe planifikon të japë goditje fatale kundër Izraelit me 200,000 raketa që posedon ", tha ai. "Për disa arsye, lufta tjetër midis Izraelit dhe Libanit do të jetë e ndryshme, sepse raketat e Hezbollahut janë në gjendje të godasin çdo vend në Izrael me një diferencë gabimi më të vogël se 10 metra. Saktësia e raketave të Hezbollahut është një kërcënim për ne dhe Tel Avivi po kërkon një mënyrë për të neutralizuar të gjitha këto, "shtoi ai, duke u bërë thirrje sionistëve të kuptojnë shtrirjen e humbjes së jetëve dhe dëmin material që mund të shkaktohej mbi ta në një luftë të ardhshme. Brick pyeti: "Si është sistemi mbrojtës i ushtrisë izraelite për këto kërcënime?" Përgjigja është, "një mbrojtje e dobët". Në kohën e sulmit, mund të themi se është asgjë! " Gjenerali në rezervë shtoi: "Viktimat nuk do të kufizohen vetëm në ushtarë, por do të goditen edhe njerëz që shikojnë lajmet ose flenë në shtëpi, si dhe klientët e qendrave tregtare, shoferët dhe kalimtarët". Ai nënvizoi se në një luftë të ardhshme do të goditen qendrat tregtare, rafineritë, termocentralet, departamentet qeveritare dhe ndërtesat e tjera të rëndësishme që do të çonte në paralizë totale të Izraelit, duke shkaktuar një valë masive mërgimi. Kjo atmosferë dëshpërimi mes zyrtarëve ushtarakë sionistë përballë Rezistencës është vërejtur edhe më parë; Në vitin 2017, gazetari i njohur izraelit Ari Shavit theksoi në një artikull të botuar nga gazeta Haaretz se: "Izraeli po merr frymën e tij të fundit. Palestinezët kanë provuar të jenë të rrënjosur në tokën e Palestinës, ndërsa izraelitët janë produkt i një gënjeshtre të quajtur 'Toka e Premtuar'. Izraeli është në prag të rënies dhe shkatërrimit dhe po merr frymën e tij të fundit. Izraelitët janë produkt i gënjeshtrave dhe veprave të lëvizjes Sioniste rreth Holokaustit dhe Tokës së Premtuar ".

 

Tags

Komente