Shkurt 16, 2020 08:29 Europe/Tirane
  • Sistemi mbrojtës ajror i Jemenit rrëzon një avion saudit

Ministria e mbrojtjes e Jemenit lidhur me rrëzimin e  avionit luftarak të Arabisë Saudite ka thënë se raketa që ka qëlluar avionin është pjesë e sistemit të mbrojtjes ajrore dhe është prodhuar krejtësisht nga ekspertët vendas.

Zëdhënësi I forcave të armatosura të Jemenit deklaroi se sistemi mbrojtës ajror I Jemenit ka rrëzuar një avion që I përkiste forcave të koalicionit agresor saudit. Jahja Sarei deklaroi se avioni është rrëzuar në provincën Xhuf të Jemenit. Avioni ishte I tipit Tornado dhe ai u rrëzua në kohën kur po kryente operacione armiqësore. Sipas zëdhënësit të ushtrisë së Jemenit, ky avion u rrëzua me një raketë tokë-ajër. Hapësira ajrore e Jemenit nuk është vend dëfrimi dhe armiku duhet të llogarisë veten mijëra herë përpara sesa të futet në këtë hapësirë, paralajmëroi Jahja Sarei zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit. Aviacioni i koalicionit agresor saudit kreu tetë sulme të shtunën në vendin e rrëzimit të një avioni Tornado në rajonin Al-Maslub  në provincën Al-Xhauf, ku ishin mbledhur civilët jemenas. Shumë prej tyre u vranë dhe u plagosën. Ministria e Shëndetësisë raportoi 30 martirë, shumica gra dhe fëmijë dhe shumë të plagosur. Një aeroplan luftarak tip Tornado që i përket ushtrisë saudite u rrëzua në 14 shkurt nga mbrojtja anti-ajrore jemenase, tha zëdhënësi i këtyre forcave, i  cituar nga Al-Masirah.

 

 

Tags

Komente