Shkurt 16, 2020 08:30 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane avancon në Alepo

Ushtria siriane ka avancuar në drejtim të Alepos duke çliruar 2 fshatra Axhel dhe Avixhel dhe qytetet Arum dhe Kaberi në perëndim të provincës në fjalë.

Forcat e rezistencës siriane në kuadër të avancimeve të tyre në periferi të Alepos, kanë arritur të vënë nën kontroll një prej bazave më të mëdha të grupit terrorist Fronti Nusra. Sipas një njoftimi të agjencisë Sana të lajmeve, ushtria siriane për çdo ditë vazhdon të korrë suksese në luftën kundër terroristëve takfiristë dhe në luftimet më të fundit në periferi të Alepos ka arritur të vë nën kontroll një prej bazave më të mëdha të frontit Nusra. Si rezultat ushtria siriane ka vënë nën kontroll rajonin strategjik Urum Kaberi në periferi të provincës Alepo. Ky rajon ka rëndësi strategjike pasi ndodhet përkrah rrugës së rëndësishme Alepo-Idlib. Rënia e këtij rajoni konsiderohet një prej disfatave më të mëdha të grupi terrorist Fronti Nusra. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.

Tags

Komente