Shkurt 16, 2020 16:27 Europe/Tirane
  • Hamas: Arabia Saudite është partnere e Amerikës për ta shkatërruar çështjen e Palestinës

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) deklarata e këshilltarit për çështjeje të jashtme të Arabisë Saudite në lidhje me ekzistencën e pikave pozitive në planin akordi i shekullit, i ka vlerësuar shenjë e bashkëpunimit të Riadit me Amerikën për shkatërrimin e çështjes së Palestinës.

Adel Xhubejr, këshilltar për çështjeje të jashtme të Arabisë Saudite, gjatë vizitës së tij në Bukuresht të Rumanisë, pretendoi se ekzistojnë pika pozitive në planin amerikan "akordi i shekullit" të cilat mund të bëhen bazë e negociatave.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hazem Kasem, zëdhënësi i Hamasit, me anë të një deklaratës, theksoi: "Deklaratat e ministrit këshilltar në çështjet e jashtme të qeverisë së Arabisë Saudite janë në kundërshtim me marrëveshjen e vendeve arabe kundër akordit të shekullit. Deklarata të tilla ndihmojnë regjimin sionist dhe qeverinë e Amerikës për të çuar para planin e ashtuquajtur "akordi i shekullit" dhe gjithashtu mohon të drejtat legjitime të popullit të Palestinës".

 

Tags

Komente