Shkurt 16, 2020 20:12 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane hakon dhe ul dronët e militantëve pranë rafinerisë në Homs

Forcat e qeverisë siriane raportuan se kanë hakuar dhe kanë ulur një skuadron dronësh të operuar nga militantët takfiristë të sponsorizuar nga fuqitë e huaja, para se ata të kryenin një sulm kundër një rafinerie të madhe në provincën qendrore Homs.

Agjensia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi të dielën se një njësi ushtarake siriane përdori një teknikë mashtrimi për të hakuar kontrollet e pesë dronëve luftarakë, duke i komanduar ata dhe duke i ulur në tokë. Dronët synonin të sulmonin rafinerinë e Homsit, e cila është njëra nga dy rafineritë kryesore të Sirisë që mbulon shumicën e kërkesës së brendshme për naftë, karburant për ngrohje, benzinë dhe produkte të tjera. Ndërkohë, trupat siriane, të mbështetura nga luftëtarët aleatë nga grupet e mbrojtjes popullore, arritën të çlirojnë fshatrat e Kfar Da'el, në veriperëndim të rajonit al-Rashidin të provincës veriperëndimore Alepo, dhe Tal al-Shuajna pas përleshjeve të ashpra me anëtarët e grupit terrorist takfirist Xhabhat Fateh al-Sham, i njohur më parë si Fronti al-Nusra, dhe bashkëpunëtorët e tyre.

 

Tags

Komente