Shkurt 16, 2020 20:39 Europe/Tirane
  • DEBKAfile: Sulmet izraelite e kanë larguar Iranin nga Siria?

Sajti izraelit DEBKAfile i afërt me Ministrinë izraelite të Luftës, i bën jehonë dyshimeve që tashmë kanë mbërthyer Tel Avivin dhe shkruan: "Sipas gazetës saudite Ashark al-Ausat, këtë 15 shkurt, Rusia më në fund hoqi dorë nga kufizimi i pranisë ushtarake iraniane në Siri. Si mund të shpresojë Izraeli të ketë sukses aty ku rusët kanë dështuar?

Nëse është e vërtetë që Izraeli vazhdon sulmet e tij konstante, a është kjo e mjaftueshme për ta larguar Iranin nga Siria? Shkatërrimi sistematik nga raketat izraelite të armëve iraniane që zbarkojnë në Siri është gjithashtu me një vlerë të përkohshme. Ndërsa ushtria izraelite në një farë mënyre arrin të gjejë dhe të shënjestrojë dërgesat e armëve iraniane, një sasi e madhe i shpëton asaj dhe përfundimisht arrin destinacionin e saj, nëse jo, si ta shpjegosh publikimin e raporteve periodike për numrin në rritje të raketave precize në duart e Hezbollahut? Kjo pyetje vlen edhe për Hamasin palestinez në Rripin e Gazës". Dhe DEBKAfile vazhdon duke shtuar: "Shefi i shtabit të përgjithshëm izraelit, gjeneral-lejtnant Aviv Kochavi, gjithashtu përmendi këtë sterilitet total të operacioneve tona kur ai adresoi kërcënimin iranian dhe kërcënimet e tjera për sigurinë e Izraelit javën e kaluar kur prezantoi programin e ri ushtarak shumë vjeçar... Ai theksoi se "Hezbollahu po përparon në projektin e tij të raketave precize ashtu si Hamasi dhe Xhihadi Islamik që po diversifikojnë arsenalin e tyre". Kështu që burimet tona ushtarake shtrojnë këtë pyetje: Si është e mundur që Hezbollah të bëjë përpjekje të tilla pas tre vjet të sulmeve të vazhdueshme izraelite? Dhe si ka mundësi që Rripi i Gazës është akoma në gjendje t'i dërgojë kolonët tanë në strehimet e tyre sa herë që të dëshirojë?

 

Tags

Komente