Shkurt 18, 2020 09:40 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Operacioni për çlirimin e Idlibit dhe Alepos ka sfiduar armiqtë

Presidenti i Sirisë në një prononcim për media që u mbajt me rastin e fitoreve të ushtrisë së Sirisë në luftën kundër terroristëve në Alepo dhe në Idlib, deklaroi se çlirimi i këtyre dy provincave nga prania e terroristëve tregoi falsitetin dhe sfidoi armiqtë.

Bashar Asad, presidenti i Sirisë, fitoret e fundit të ushtrisë siriane në provincat Alepo dhe Idlib i konsideroi fillesa e dështimit total të terroristëve në vend dhe shtoi se operacioni për çlirimin e këtyre provincave do të vazhdojë me gjithë politikat dhe zhurmën e krijuar nga Turqia. Me këtë rast presidenti sirian Bashar Asad ka uruar popullin sirian për fitoret e fundit të ushtrisë në luftën kundër terroristëve dhe shtoi se forcave e ushtrisë kanë sakrifikuar  veten e tyre për t’i dhënë dhe garantuar siguri këtij populli. Turqia është një prej përkrahësve kryesorë të grupeve terroriste në Siri. Në sukseset më të fundit ushtria siriane ka arritur të çlirojë rrethinat e qytetit Alepo nga prania e terroristëve. Pikërisht kjo është shoqëruar me gëzimin dhe harenë e banorëve të këtij qyteti dhe të të gjithë Sirisë. Kohët e fundit ushtria siriane duke marrë ndihmë nga konsulentët e Republikës Islamike të Iranit dhe me mbështetjen e Rusisë, kanë arritur të mbyllin dosjen e grupit terrorist ISIS në vend.

Tags

Komente