Shkurt 20, 2020 08:38 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i OKB në Siri kërkon ndërprerjen e konfliktit në Idlib

Geir Pedersen, përfaqësuesi i OKB për çështjet e Sirisë ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve dhe konfliktit në Idlib.

Geir Pedersen, pa përmendur agresionin e fundit të Turqisë në Idlib, ka shprehur shqetësime mbi zhvillimet në veri të Sirisë dhe ka kërkuar që tensionet, konfliktet dhe luftimet në Idlib të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Më herët sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar ndihmën e Iranit dhe të disa vendeve të tjera si të Rusisë dhe Turqisë për zgjidhjen e krizës në Siri. Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, të martën në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press, vuri në dukje problemet e popullit të Sirisë për shkak të pasigurisë së gjatë në këtë vend dhe ka kërkuar vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Siri. Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar nga Irani, Turqia dhe Rusia që ta gjejnë një rrugëzgjidhje politike në këtë drejtim. Gutteres në vazhdim gjithashtu ka thënë se bota aktuale për shkak të kaosit ekzistues është futur në trazira të gjera. Antonio Gutteres në lidhje me krizën në Libi, është shprehur i çuditur për shkeljen e embargos së armëve të OKB ndaj këtij vendi.

Tags

Komente