Shkurt 20, 2020 13:51 Europe/Tirane
  • Ushtarët turq pas tërheqjes nda 4 fshatra në Hasake të Sirisë, i vënë zjarrin bazave të tyre

Qendra e ashtuquajtur “Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri” thotë se forcat ushtarake të Turqisë pasi janë larguar nga fshatrat Heras, Al-Seuvda, Al-Menaxhir dhe Al-Shablije, i kanë vënë zjarrin pozicioneve dhe bazave të tyre.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se qendra e ashtuquajtur “Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri” ka njoftuar për lëvizje të dyshimta të ushtrisë së Turqisë në verilindje të Sirisë. Forcat ushtarake të Turqisë pasi që javën e kaluar janë tërhequr nga disa zona në provincën Hasake të Sirisë, të mërkurën pasdite janë larguar edhe nga pozicionet e tyre të reja në periferi të qytetit Tel Tamar të kësaj province.

Forcat e ushtrisë së u Turqisë javën e kaluar gjithashtu janë larguar nga disa pozicione të tyre në disa fshatra të qytezës Tel Tamar dhe Abu Ra’sejn.

Vlen të theksohet se ushtria e Turqisë gjatë operacioneve si “Mburoja e Eufratit” dhe “Burimi i Paqes” që ka kryer me qëllim të largimit të rrezikut të militantëve kurdë nga zonat kufitare të përbashkëta mes Turqisë dhe Sirisë, në mënyrë të paligjshme ka pushtuar shumë zona në veri dhe verilindje të Sirisë.

 

Tags

Komente