Shkurt 20, 2020 20:43 Europe/Tirane
  • Idlib: Turqia po luan me zjarrin

Rusia i ka bërë thirrje Turqisë të ndalojë "mbështetjen e terroristëve" në veri të Sirisë, pasi avionët luftarakë rusë kryen të enjten sulme kundër objektivave të militantëve të mbështetur nga Turqia dhe ndërsa trupat e ushtrisë siriane zmbrapsën një sulm të grupeve terroriste në provincën Idlib.

"Ne i bëjmë thirrje palës turke, në mënyrë që të shmangen incidentet, të pushojë së mbështeturi veprimet e terroristëve dhe armatosjen e atyre" thuhet në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes të enjten, që fajësonte Ankaranë për ndihmesën e terroristëve duke gjuajtur me artileri, ndërsa terroristët kryenin një sulm kundër ushtrisë siriane. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se e kishte njoftuar Ankaranë se kishte vërejtur zjarr të artilerisë turke kundër njësive të ushtrisë siriane, duke plagosur katër ushtarë. "Ne vërejmë se ky nuk është rasti i parë i mbështetjes për militantët nga Turqia", thuhet më tej në deklaratë. Ndërkohë, autoritetet ruse denoncojnë me forcë deklaratat luftënxitëse dhe të pafalshme të kohëve të fundit të Presidentit Erdogan në lidhje me provincën siriane Idlib. E përditshmja e Moskës Kommersant në një analizë raportoi: "Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se operacionet ushtarake në Idlib në Siri janë vetëm çështje kohe dhe se gjithçka është gati për një sulm turk. Në të njëjtën kohë, Kremlini njoftoi se një operacion ushtarak turk kundër ushtrisë siriane do të ishte skenari më i keq i mundshëm në situatën aktuale". "Natyrisht, Forcat e Armatosura të Sirisë do t'i përgjigjen të gjitha provokimeve të papranueshme në rajon duke riafirmuar angazhimin e tyre ndaj marrëveshjeve të mëparshme për Idlibin, dhe ne i mbështesim ato", paralajmëroi shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov. Qarqet e ekspertëve kanë një pikëpamje të ndryshme mbi rrezikun e një skenari ushtarak në Idlib dhe aventurizmit të Erdoganit në Siri. Krill Simonov, kreu i Qendrës për Studime Islame në Institutin për Zhvillimin e Inovacionit dhe ekspert në Këshillin e Shtetit Rus, beson se ka shumë dyshime për përgatitjet e Ankarasë për veprim të vërtetë ushtarak kundër forcave të qeverisë siriane. "Një vendim i tillë mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë midis Turqisë dhe Rusisë pasi operacioni aktual ushtarak sirian në Idlib kryhet në të vërtetë nën drejtimin e Rusisë. Çfarë duhet të bëjnë Forcat Ajrore Ruse nëse sulmohen nga Turqia? Autoritetet e Ankarasë me siguri do të mendojnë për pasojat e një procesi të tillë, "shtoi Simonov. Orkhan Ghafarli, një ekspert në Qendrën për Studime Politike në Ankara, beson se afati i caktuar nga Turqia për forcat e qeverisë siriane do të përfundojë para marsit. "Sipas raporteve të shtypit, bisedimet e fundit midis zyrtarëve turq dhe rusë nuk kanë qenë të suksesshme. Presidenti Erdogan, pra, u shpreh më i vendosur dhe tregoi se forcat e armatosura turke ishin të gatshme për të filluar operacionet në Idlib. Pozicioni i Turqisë është që forcat e Bashar al-Asadit duhet të tërhiqen në pozicionet që është rënë dakord në Soçi. Lëvizja tjetër e Rusisë në këtë drejtim mund të jetë vendimtare", tha eksperti në Qendrën për Studime Politike në Ankara. Rusia ka treguar se është e vendosur për të përkrahur Sirinë në luftën kundër terrorizmit. Sot, Qendra Ruse për Pajtimin në Siri njoftoi: "Me kërkesë të komandës së Ushtrisë Siriane, aeroplanët Su-24 të Forcave Ajrore Ruse bombarduan grupet terroriste që kishin nisur një ofensivë në Idlib, gjë që lejoi forcat siriane të zmbrapsnin sulmet. Në këtë operacion anti-terrorist u shkatërrua një tank, gjashtë automjete të blinduara dhe pesë mjete transportuese që mbanin armë të kalibrit të rëndë". Kjo Qendër akuzoi Turqinë se kishte përdorur artilerinë turke për të mbështetur ofensivën e terroristëve ndaj forcave siriane. Nga ana e saj, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se dy ushtarë të saj ishin vrarë dhe pesë të tjerë ishin plagosur në një sulm ajror në Idlib.

 

Tags

Komente