Shkurt 21, 2020 15:43 Europe/Tirane
  • Sekretari amerikan i shtetit takohet me princin e kurorës të Arabisë Saudite

Sekretari amerikan i shtetit dhe princi i kurorës së Arabisë Saudite gjatë një takimi në Riad, kanë biseduar në lidhje me zhvillimet e rajonit dhe të botës.

Agjencia e lajmeve WAS njoftoi se zgjerimi i marrëdhënieve bilaterale ishte temë tjetër e takimit të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit dhe Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite në Riad.

Sekretari amerikan i shtetit ditën e enjte është takuar me mbretin Selman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Mbreti i Arabisë Saudite dhe sekretari amerikan i shtetit gjatë këtij takimi kanë dikutuar në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare dhe qëndrimet e Riadit dhe Uashingtonit ndaj këtyre zhvillimeve.

 

Tags

Komente