Shkurt 21, 2020 18:03 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase goditën objektet e naftës Aramco në Arabinë Saudite

Forcat e armatosura të Jemenit kanë goditur objektet që i përkasin gjigantit shtetëror saudit të naftës Aramco si dhe caqe strategjike brenda provincës perëndimore Medina të Arabisë Saudite, tha një zyrtar i lartë i ushtrisë jemenase.

Zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase, gjeneral brigade Jahja Sarei, tha në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Sana'a se operatorët raketorë jemenas së bashku me njësitë e mbrojtjes ajrore filluan të premten një operacion, të quajtur "Balanca e Tretë e Operacionit Mbrojtës", dhe goditi objektet e energjisë Aramco përveç objekteve të ndjeshme në qytetin portual saudit Janbu, i vendosur rreth 165 kilometra në perëndim të Medinës. Sarei më tej vuri në dukje se forcat jemenase për të goditur caqet e rëndësishme përdorën një skuadron prej 12 dronësh luftarakë Sammad-3 (I padukshmi-3) si dhe një breshëri raketash balistike dhe me rreze të gjatë veprimi. Sarei gjithashtu theksoi se regjimi saudit do të pësojë sulme më të dhimbshme nëse vazhdon sulmet e tij kundër Jemenit.

 

Tags

Komente