Shkurt 21, 2020 18:14 Europe/Tirane
  • Raketat anti-ajrore të NATO-s sulmojnë avionin Su-34?

Ndërsa Ministri turk i Mbrojtjes kërcënon të instalojë raketa Patriot në Idlib, ushtria turke dhe mbështetësit e saj të NATO-s u përpoqën më 20 shkurt të rrëzonin një aeroplan luftarak Su-34 të Forcave Ajrore Ruse, i cili arriti të shmangte të paktën dy raketa anti-ajrore ndërsa ofroi një mbështetje të fuqishme ajrore për forcat siriane në jug të Idlibit.

Halab Today, një kanal i ri informativ terrorist, ka publikuar një video të avionit rus Su-34 duke shmangur njërën nga dy raketat duke manovruar dhe lëshuar flakët e bllokimit. Terroristët pretendojnë se ato janë raketa të sistemit portabël të mbrojtjes ajrore (MANPAD) të nisura nga një post i vëzhgimit turk në qytetin Kaminas, në jug të Idlibit. Megjithatë mbetet për tu verifikuar nëse njësitë raketore të ushtrisë turke dhe njësitë e NATO-s janë operative në këtë zonë. Disa sulme ajrore siriane dhe ruse synuan "postin e vëzhgimit" turk në Kaminas, duke vrarë dy ushtarë turq dhe duke plagosur disa të tjerë. Incidenti ndodhi gjatë një sulmi të udhëhequr nga Turqia kundër pozicioneve të ushtrisë siriane në jug të Idlibit. Avionët luftarakë rusë Su-34 i siguruan ushtrisë siriane ndihmë të fuqishme ajrore, duke i lejuar asaj të zmbrapste sulmin brenda disa orëve.

 

Tags

Komente