Shkurt 21, 2020 19:22 Europe/Tirane
  • Humbje të rënda të terroristëve pro-turq, Ankaraja kërkon raketat Patriot

Mediat siriane raportuan se elementë të shumtë të armatosur dhe terroristë ishin vrarë ose plagosur në frontin al-Nerab në provincën Idlib.

"Njësitë e ushtrisë siriane kanë zmbrapsur një sulm në shkallë të gjerë nga grupet terroriste të mbështetur nga Turqia që planifikonin të merrnin nën kontroll qytetin al-Nerab, i vendosur në provincën e Idlibit", tha korrespodenti i agjencisë zyrtare siriane të lajmeve, SANA. "Media e lidhura me terroristët dhe Turqinë janë përpjekur të falsifikojnë realitetin në terren në mënyrë që të mbulojnë dështimet e tyre," tha ai. Sipas raportit, është shkatërruar një sasi e madhe e pajisjeve ushtarake që u përkasin terroristëve, përfshirë automjete të blinduara dhe tanke. Kanali sirian i lajmeve Al-Ikhbariya, i cili transmeton direkt përparimin e ushtrisë siriane në Idlib, ka njoftuar se përpjekjet e terroristëve për të depërtuar në qytetin  al-Nerab janë neutralizuar. "Sulmi filloi të enjten, 20 shkurt pasdite, në aksin Al-Nerab, ku u përfshinë një numër i madh terroristësh," shtoi korrespondenti i kanalit Al-Ikhbariya. Ai shtoi: "Më shumë se 250 terroristë dhe disa ushtarë turq u vranë në al-Nerab gjatë një sulmi nga ushtria siriane". "Pasi sulmi i parë u zmbraps, elementët terroristë sulmuan përsëri lokalitetin e sipërpërmendur. Por falë rezistencës së treguar nga ushtria siriane, ky kundërsulm terrorist është neutralizuar dhe gati 70 prej tyre janë likuiduar ". Sipas disa burimeve, qetësia relative është rikthyer në këtë aks dhe grupet terroriste dhe trupat turke janë tërhequr nga al-Nerab për t'u rigrupuar në periferi të këtij lokaliteti. "Dy ushtarë turq u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në provincën siriane të Idlibit", konfirmoi Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë të enjten. Rajoni al-Nerab u çlirua dy javë më parë gjatë një operacioni të ushtrisë siriane kundër periferive të provincës Idlib dhe elementët e grupeve terroriste si Hajat Tahrir al-Sham (ish-Fronti Al -Nusra dhe ish-dega e Al-Kaedës në Siri), u detyruan të tërhiqeshin nga ky rajon. I ndodhur më pak se 10 kilometra larg Idlibit, al-Nerab gëzon një pozitë të veçantë gjeografike. Kontrollimi i këtij rajoni, i konsideruar si një portë hyrëse për në Idlib, ka një rëndësi të veçantë për ushtrinë siriane. Përkundër sfondit të rritjes së tensioneve në veri të Sirisë, Moska i kërkoi Ankarasë të ndalojë mbështetjen e terroristëve. Por në përgjigje, Turqia nuk pranoi kërkesën ruse dhe po kërkon raketa Patriot nga Shtetet e Bashkuara. Ekspertët thonë se në rast se raketat Patriot vendosen në Hatay në kufi me Sirinë, Ankaraja mund të përdorë avionët luftarakë F-16 për të goditur forcat siriane të vendosura në Idlib.

 

Tags

Komente