Shkurt 24, 2020 15:52 Europe/Tirane
  • Grupet e rezistencës palestineze i kundërpërgjigjen me raketa sulmeve të sionistëve

Forcat e rezistencës së Palestinës në kundërpërgjigje ndaj krimeve të regjimit sionist, kanë hedhur disa raketa në drejtim të territoreve të pushtuara.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës ditën e hënë në reagim ndaj sulmeve të regjimit sionist ndaj pozicioneve të këtij grupi në Siri, ka lëshuar tetë raketa në drejtim pjesës jugore të territoreve të pushtuara palestineze.

Një prej këtyre raketave ka goditur koloninë sioniste Sedirut dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Vlen të theksohet se në sulmin që kreu regjimi sionist të hënën në orët e para të mëngjesit ndaj pozicioneve të Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës në Damask, janë martirizuar dy pjesëtar të Brigadave Kods të Xhihadit Islamik të Palestinës.

 

Tags

Komente