Shkurt 24, 2020 16:13 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane çliron pesë fshatra të tjera në jug të Idlibit

Forcat e ushtrisë së Sirisë ditën e hënë në vazhdim të avancimeve të tyre në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, kanë neutralizuar sulmet e terroristëve dhe militantëve të mbështetur nga Turqia dhe kanë çliruar pesë fshatra të tjera në pjesën jugore të kësaj province.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se ushtria e Sirisë pas luftimeve të zhvilluara me grupet terroriste, ka çliruar dhe marrë nën kontroll pesë fshatra Al-Shejkh Mustafa, Al-Nakir, Kafar Saxhne dhe Sutuh Al-Dejr në jug të provincës Idlib.

Sipas këtij burimi, ushtria e Sirisë ka zhvilluar luftime të ashpra me terroristët e grupit Fronti Nusra dhe me grupet militante të mbështetura nga Turqia në rajonin Tel Anar dhe në disa fshatra të tjera.

 

Tags

Komente