Shkurt 24, 2020 16:20 Europe/Tirane
  • Vriten pesë ushtarë turq në Idlib të Sirisë

Burimet nga frontet e luftës në Siri kanë njoftuar për vrasjen e pesë ushtarëve turq në provincën Idlib.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se sipas kanalit televiziv Sky News, gjatë sulmeve ajrore në postbllokun e forcave ushtarake të Turqisë në Kansafre në provincën Idlib, janë vrarë pesë ushtarë turq.

Forcat e ushtrisë së Turqisë së bashku me terroristët e mbështetur nga Ankaraja kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë së Sirisë në qytetin Al-Nireb dhe janë munduar të rimarrin pozicionet e humbura, mirëpo kanë pësuar humbje të mëdha.

Burimet informative të lidhura me opozitarët sirianë kanë njoftuar për vrasjen dhe plagosjen e 10 ushtarëve turq gjatë sulmit të avionëve luftarakë të Rusisë dhe Sirisë në një postbllok të forcave turke në qytezën Kansafre në jug të Idlibit.

Grupi i ashtuquajtur “Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri” ka thënë se në sulmin e avionëve luftarakë të Rusisë dhe Sirisë gjithashtu janë shkatërruar edhe disa automjete ushtarake të Turqisë.

 

Tags

Komente