Shkurt 26, 2020 08:45 Europe/Tirane
  • Rinovohet embargo e armatimeve kundër Jemenit

Anëtarët e KS të OKB kanë rinovuar embargon e armatimeve kundër Jemenit deri në shkurt të vitit 2021.

Afati është shtyrë me propozim dhe kërkesë të Anglisë e cila ka kërkuar që përveç shtyrjes së embargos së armatimeve të konfiskohen edhe pasuritë dhe kapitalet e funksionarëve jemenas si dhe të kufizohen udhëtimet dhe vizitat e tyre. Propozimi është miratuar me 13 vota pro kundrejt 2 votave abstenim të Rusisë dhe Kinës. Radnei Hanter përfaqësuesi i Amerikës në OKB në këtë takim edhe një herë ka akuzuar Iranin për gjoja dërgimin e armatimeve në Jemen. Mirëpo përpara procesit të votimit Rusia ka kërcënuar se do të përdorë veton në rast se në rezolutë akuzohet iranian për dërgimin e armatimeve në Jemen. Vendimi i KS i OKB për embargon e armatimeve kundër Jemenit merret në kohën ku prej disa vitesh vendet perëndimore i kanë shitur Arabisë Saudite me miliarda dollarë armatime. EBA dhe Arabia Saudite kanë blerë masivisht armatime nga perëndimi për t’i përdorur ato në gjakosjen e civilëve në Jemen.

 


 

Tags

Komente