Shkurt 26, 2020 15:08 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë çliron “zonën e sigurt” të terroristëve

Shtabi i ushtrisë dhe forcave të armatosura të Sirisë me anë të një deklarate, ka shpjeguar avancimet dhe sukseset e veta në fushëbeteja të luftës kundër terroristëve dhe ka theksuar vazhdimin e operacioneve kundër terroristëve.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ushtria siriane me anë të kësaj deklarate ka shpjeguar operacionet dhe avancimet e fundit të saj në pjesën jugore të Idlibit në veriperëndim të Sirisë.

Në këtë deklaratë thuhet: “Ushtria e Sirisë gjatë operacioneve të saj në pjesën jugore të provincës Idlib ka shënuar suksese të rëndësishme frontale dhe u ka shkaktuar humbje të mëdha materiale dhe njerëzore grupeve terroriste”.

Sipas kësaj deklarate, “Forcat ushtarake të Sirisë gjatë ditëve të kaluar ka çliruar qyteza dhe fshatra e lartësi të rëndësishme kur prej tyre mund të përmenden rajonet Kafar Nabel, Kafar Shaxhne, Shejkh Mustafa, Has, Mi’ratu Hurme, Dejr Sanbol, Darul-Kebire, Khazarejn dhe Athar Shansherah”.

Ushtria siriane në këtë deklaratë ka theksuar: “Rëndësia e çlirimit të këtyre rajoneve është për këtë arsye se këto rajone përbënin thellësinë e sigurisë së terrorizmit në jug të Idlibit dhe janë hallkë ndërlidhëse të lartësive Shahshabu dhe rajonit Sehl Al-Ghab dhe lidhin provincat Idlib dhe Hama dhe lartësitë Xhebel Al-Zavija dhe Xhebel Al-Arbain me rajonin Sehl Al-Ghab”.

Ushtria siriane në fund të kësaj deklarate ka theksuar se është e vendosur për të kryer detyrën e saj kombëtare dhe insiston me ngulm për të çliruar të gjithë territorin e Sirisë nga pushtimi i terroristëve.

 

Tags

Komente