Shkurt 26, 2020 15:19 Europe/Tirane
  • Erdogan: Turqia nuk tërhiqet asnjë hap nga Idlibi, nuk lakmojmë territorin dhe naftën siriane

Presidenti i Turqisë sot gjatë një deklarate qesharake, ka thënë se vendi i tij kurrë nuk tërhiqet as për një hap nga Idlibi dhe do të dëbojë ushtrinë siriane jashtë postblloqeve vëzhguese.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Rexheb Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, ka thënë: “Ankaraja deri në fund të shkurtit do t’i çlirojë postblloqet vëzhguese në Idlib”.

Erdogan këto deklarata i ka bërë në një takim me deputetët e partisë AK në Parlamentin e Turqisë, ndërsa ka shtuar: “Aktualisht kriza më e madhe me të cilën po përballet Turqia në Idlib, është mungesa e mundësisë për të përdorur hapësirën ajrore dhe së shpejti do ta tejkalojmë këtë problem. Kërkesa jonë në Idlib është largimi i forcave të Sirisë nga rajonet e postblloqeve vëzhguese të Turqisë dhe krijimi i kushteve për kthimin e refugjatëve sirianë”.

Erdogan gjithashtu pretendoi: “Ne nuk kemi kurrfarë lakmie për territorin dhe naftën e Sirisë dhe e vetmja gjë për të cilën po mundohemi, është vendosja e paqes dhe sigurisë për sirianët në vendin e tyre”.

 

Tags

Komente