Shkurt 26, 2020 20:46 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase rrëzojnë dronin saudit

Forcat e ushtrisë jemenase, të mbështetura nga luftëtarët aleatë të Komiteteve Popullore, kanë zbuluar dhe rrëzuar një dron pa pilot që i përkiste koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, ndërsa po fluturonte mbi një rajon malor në provincën kufitare Naxhran në jugperëndim të mbretërisë Saudite.

Një burim ushtarak jemenas tha se forcat e mbrojtjes ajrore të Jemenit dhe aleatët e tyre, të  mërkurën në mbrëmje, e qëlluan dronin me një raketë tokë-ajër ndërsa ai ishte në një mision zbulimi mbi zonën al-Sauh të rajonit Naxhran, i vendosur 844 kilometra në jug të kryeqytetit Riad. Zhvillimi ndodhi vetëm disa ditë pasi forcat e armatosura të Jemenit zbuluan katër sisteme të mbrojtjes raketore, të cilat mund të ndryshonin rrjedhën e betejës përballë fushatës vdekjeprurëse të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit.

 

Tags

Komente