Shkurt 27, 2020 13:34 Europe/Tirane
  • 21 palestinezë verbohen në Gaza nga ushtria sioniste

Qendra e të drejtave të njeriut “Beteslim” në territoret e pushtuara të Palestinës ka njoftuar se në dy vitet e fundit si pasojë e sulmeve të forcave ushtarake të regjimit sionist, 21 palestinezë janë verbuar.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjatë viteve 2018 dhe 2019, si pasojë e sulmeve të forcave ushtarake të regjimit sionist ndaj protestuesve palestinezë në kufirin e Rripit të Gazës, 19 palestinezë kanë humbur njërin sy dhe 2 persona të tjerë kanë humbur të dy sytë e tyre.

Sipas raportit të kësaj qendre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, bllokada 13 vjeçare ndaj Rripit të Gazës ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj shërbimeve mjekësore në këtë rajon dhe ndaj qendrave shëndetësore të cilat po përballen me mungesë të medikamenteve, mjekëve dhe pajisjeve mjekësore.

Qendra e të drejtave të njeriut “Beteslim” ka thënë se regjimi sionist gjatë dy viteve të fundit ka përdorur mjete dhe armë vdekjeprurëse për t’i shpërndarë protestuesit palestinezë në Rripin e Gazës dhe ka kritikuar politikën raciste të regjimit sionist.

 

Tags

Komente