Shkurt 28, 2020 09:00 Europe/Tirane
  • Veprimet pa vlerë të Amerikës në sanksionimin e sekretarit të përgjithshëm të Hezbullahut të Irakut

Amerika prej vitit 2014 me pretekstin e luftës kundër ISIS ka rritur praninë e saj ushtarake në Irak.

Me gjithë rolin e rëndësishëm dhe shumë të vyer të forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak për shkatërrimin e grupit terrorist ISIS, Amerika ka ndërmarrë një tjetër veprim të pavlefshëm që është sanksionimi i sekretarit të përgjithshëm të grupit më të rëndësishëm të mobilizimit popullit të njohur me emrin Kataeb Hezbullah i Irakut. Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Irakut. Departamenti amerikan i Thesarit me anë të një deklarate njoftoi se Ahmed Hamdavi sekretari i brigadave të Hezbullahut të Irakut është futur në listën e sanksioneve. Disa ditë më parë Xhaafar Husein zëdhënësi i brigadave të Hezbullahut të Irakut ka thënë se përpjekjet për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku vazhdojnë dhe forcat e rezistencës janë duke analizuar çdo opsion të mundshëm për realizimin e këtij qëllimi. Vlen të theksohet se pas martirizimit të komandantit të forcave Kods të Gardës Revolucionare dhe zv.komandantit të forcave Hashd Shaabi në Irak, në këtë vend janë rritur shumë ndjenjat anti-amerikane. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Gjeneral Kasem Sulejmani i ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore. Ndërkohë zëdhënësi i Hezbullahut të Irakut ka theksuar se grupet e rezistencës po bëjnë përpjekje dhe bisedojnë për dëbimin e forcave ushtarake amerikane nga Iraku. Zëdhënësi i brigadave të Hezbullahut të Irakut ka thënë se përpjekjet për largimin e ushtarëve amerikanë nga territori i Irakut po vazhdojnë akoma dhe forcat e rezistencës po shqyrtojnë të gjitha opsionet e nevojshme për realizimin e këtij qëllimi. Xhafar Al-Husejni, zëdhënësi i Hezbullahut të Irakut njoftoi se: "Janë zhvilluar takime mes komandantëve të grupeve të rezistencës së Irakut në Bagdad dhe këto grupe po shqyrtojnë opsionet strategjike për dëbimin e forcave ushtarake të Amerikës nga Iraku". Xhafar Al-Husejni gjithashtu ka njoftuar për lëvizjet dhe veprimet frontale me qëllim të mbajtjes nën vëzhgim të plotë të gjitha lëvizjet e forcave amerikane dhe pozicionet e tyre në Irak.

 

 

Tags

Komente