Mars 19, 2020 13:43 Europe/Tirane
  • Me rënien e çmimit botëror të naftës, buxheti i Arabisë Saudite ulët me 13 miliardë dollarë

Ministri i financave të Arabisë Saudite ka njoftuar për uljen me 13 miliardë dollarë të buxhetit publik të këtij vendi njëkohësisht me uljen e çmimit të naftës në tregjet botërore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Al-Xhadaan, ministri i financave të Arabisë Saudite, të mërkurën ka deklaruar: “Duke marrë parasysh kushtet ekonomike dhe rrethanat botërore të krijuara si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19 dhe parashikimet për uljen e zhvillimit ekonomik në botë dhe ndikimit negativ të kësaj çështje me gjendjen e përgjithshme të financave të Arabisë Saudite, e kanë shtyrë Riadin të marrë vendim për uljen me 13 miliardë dollarë të buxhetit publik”.

Deklaratat e ministrit të financave të Arabisë Saudite bëhen në kohën kur çmimi i naftës së papërpunuara të Amerikës të mërkurën në mbrëmje ka shënuar zbritje me 24 % dhe ka arritur në 2.37 dollar duke arritur kështu në nivelin më të ulët të mundshëm në 18 vitet e kaluara.

 

Tags

Komente