Mars 25, 2020 10:01 Europe/Tirane
  • Irani: Amerika do të largohet me turp nga Jemeni

Ministria e jashtme e Iranit duke dënuar sulmet ushtarake të koalicionit saudit kundër Jemenit ka thënë se Amerika në formë të turpshme dhe me disfatë të rëndë do të largohet nga jemeni.

Ministria e jashtme e Iranit me rastin e përvjetorit të gjashtë të nisjes së agresionit ushtarak të koalicionit saudit kundër Jemenit deklaroi: Agresioni ushtarak kundër Jemenit vazhdon në kohën kur Amerika dhe disa vende të tjera duke mbyllur sytë e tyre kundrejt krimeve të luftës në Jemen, vazhdojnë të shesin armatime dhe të japin mbështetje me informacione për kryerjen e këtyre krimeve. Amerika vazhdon të shtojë praninë e saj ushtarake në rajone dhe zona të ndryshme të Jemenit. Historia ka treguar se prania e Amerikës në çdo vend të rajonit ka shkaktuar vetëm pasiguri dhe grabitje të pasurive të atij vendi. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.

Tags

Komente