Mars 25, 2020 14:30 Europe/Tirane
  • HRW: Shtypja dhe agresioni i sauditëve në lindje të Jemenit i tmerrshëm

Organizata Botërore e Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut (HRW) ka deklaruar se veprimet shtypëse dhe agresioni i koalicionit të Arabisë Saudit në provincën Al-Mahara në lindje të Jemenit është i tmerrshëm dhe barbar.

Kanali televiziv Al Xhzira njoftoi se organizata HRW deklaroi se koalicioni agresor i Arabisë Saudite dhe forcat e Mansur Hadi, presidentit në dorëheqje të Jemenit që nga qershori i vitit 2019 e deri më tani kanë kryer veprime shumë të rrezikshme dhe kanë shkelur në masë të gjerë të drejtat e njeriut në provincën Al-Mahara të Jemenit.

HRW ka thënë se këto veprime të koalicionit agresor të Arabisë Saudite përfshinë arrestimet arbitrare dhe torturat dhe rrëmbimin e civilëve të pafajshëm dhe ka raportuar se forcat saudite personat e arrestuar i kanë transferuar në Arabinë Saudite.

Kjo organizatë ndërkombëtare ka theksuar gjithashtu se shkelja e gjerë e të drejtave të njeriut në provincën Al-Mahara i shtohet veprimeve të tjera të paligjshme të Arabisë Saudite në Jemen.

 

Tags

Komente