Mars 25, 2020 18:19 Europe/Tirane
  • 10,000 oficerë dhe ushtarë sauditë, sudanezë dhe emiratas të vrarë në Jemen

Një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit tha se më shumë se 10,000 oficerë dhe ushtarë sauditë, sudanezë dhe emiratas janë vrarë që nga marsi i vitit 2015.

"4,200 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë saudite janë vrarë. 1.240 forca Emirati u vranë ose u plagosën gjithashtu. Më shumë se 8,000 mercenarë sudanezë në shërbim të Arabisë Saudite janë vrarë ose plagosur", deklaroi gjeneral Jahja Sarei, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit. Duke theksuar aftësitë mbrojtëse të ushtrisë jemenase, gjenerali Jahja Sarei tha se "mbrojtjet anti-ajrore të ushtrisë dhe e komiteteve popullore të Jemenit kanë arritur të rrëzojnë më shumë se 371 aeroplan luftarakë, dronë bombardues dhe helikopterë Apache që nga fillimi i agresionit të Arabisë Saudite ”. Ai gjithashtu shtoi se në pesë vitet e kaluara, 5,278 operacione janë kryer kundër forcave agresore, përfshirë 1.686 në vitin e kaluar. Ai paralajmëroi se Ansarallah do të përshpejtonte sulmet e tij nëse koalicioni agresor saudit vazhdonte sulmet e tij ajrore dhe nuk hiqte bllokadën që shënjestron Jemenin.
 

Tags

Komente