Mars 26, 2020 13:12 Europe/Tirane
  • 25 mijë pjesëtarë të Hezbullahut mobilizohen për t’u përballur me virusin Korona në Liban

Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbullahut të Libanit ka njoftuar për mobilizimin e 25 mijë pjesëtarëve të Rezistencës Islamike (Hezbullah) në sektorin shëndetësor dhe në ofrimin e shërbimeve për dezinfektimin e ambienteve për t’u përballur me virusin Korona në Liban.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Hashm Safiudin, kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbullahut të Libanit, deklaroi: “1500 mjekë, 3000 infermierë dhe pjesëtarë të emergjencës, 5000 punonjës të sektorit të higjienës dhe 15.000 anëtar të personelit të Hezbullahut aktualisht janë aktivizuar në qytete të ndryshme të Libanit dhe po japin shërbime për qytetarët. Forcat, mjetet dhe spitalet e Hezbullahut janë vendosur në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit dhe ndihma përkatëse po shpërndahen mes qytetarëve”.

 

Tags

Komente