Mars 26, 2020 13:18 Europe/Tirane
  • Jemeni mirëpret pranimin e armëpushimit nga ana e koalicionit saudit

Kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit ka mirëpritur shpalljen e armëpushimit nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite me propozimin e OKB-s dhe reduktimin e tensioneve në Jemen me qëllim për të ndihmuar luftën kundër përhapjes së virusit Korona.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: "Deklarimi i koalicionit agresor të Arabisë Saudite se mbështet armëpushimin, reduktimin e tensioneve dhe marrjen e hapave konkret për krijimin e mirëbesimit mes të dy palëve në aspekte humanitare dhe ekonomike; është i mirëpritur dhe populli i Jemenit pret që ky armëpushim të zbatohet edhe në mënyrë konkrete". 

Vlen të theksohet se Turki AlMaleki, zëdhënësi zyrtar i forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite, të mërkurën në mbrëmje deklaroi: "Komanda e forcave të përbashkët të koalicionit, konfirmon dhe mbështet vendimin e qeverisë në dorëheqje të Jemenit për të pranuar kërkesën e sekretarit të përgjithshëm të OKB për armëpushim në Jemen dhe për t'u përballur me virusin Korona". 

Tags

Komente