Mars 27, 2020 20:13 Europe/Tirane
  • Alarm për Arabinë Saudite, perëndimorët i kthyen shpinën naftës saudite

Mungesa e kërkesës në tregjet botërore ka bërë që rafineritë amerikane dhe evropiane të largohen nga nafta saudite, ndërsa rënia drastike e çmimeve të naftës rezulton alarmante për industrinë e naftës së Riadit.

Çmimet e naftës së papërpunuar në muajin mars arritën nivelin e tyre më të ulët në dekada, në mes të shqetësimeve për përhapjen e virusit Korona dhe dështimin e vendeve anëtare të OPEC-ut për të arritur një marrëveshje për të ulur prodhimin. Në një situatë të tillë, rafineritë amerikane dhe evropiane nuk janë më të gatshme të blejnë naftën e Arabisë Saudite, edhe me një zbritje të çmimit, për shkak të tejngopjes së tregut të naftës. Edhe India ka ndaluar blerjen e naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite për shkak të mbylljes së vendit për të luftuar koronavirusin, thuhet në raportin e Sputnik. 52 porte në Indi gjithashtu kanë anuluar blerjet e naftës për të luftuar virusin, shkruan Sputnik. Më parë, kompania amerikane për analizat financiare S&P Global, kishte njoftuar se Kompania Saudite e naftës Aramco kishte mbyllur plotësisht objektet e rezervimit të naftës pranë një rafinerie në portin Rotterdam në Hollandë. Nafta e papërpunuar ka humbur rreth 45 përqind të vlerës së saj pas shqetësimeve për një ngadalësim të rritjes ekonomike botërore për shkak të shqetësimeve për përhapjen e virusit Corona, ndërsa Arabia Saudite ka vendosur ta shtojë prodhimin e naftës në 12,3 milionë fuçi në ditë.

 

Tags

Komente