Mars 28, 2020 09:02 Europe/Tirane
  • Avionët sionistë sulmojnë Gazën

Burimet palestineze sot në mëngjes njoftuar se avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar disa rajone të Rripit të Gazës.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se avionët luftarakë të regjimit sionist në orët e para të mëngjesit kanë bombarduar disa herë zonat veriore të Rripit të Gazës. Avionët luftarakë të regjimit sionist gjatë këtij operacioni, kanë bombarduar edhe një bazë të Rezistencës Palestineze në perëndim të qytetit Gaza. Ndërkohë njësia e artilerisë së ushtrisë izraelite ka sulmuar një zonë bujqësore në rajonin Xhahrul-Dik në jug të qytetit Gaza, por ky sulm nuk ka shkaktuar viktima në njerëz. Avionët luftarakë të regjimit sionist gjatë këtij operacioni kanë sulmuar edhe një bazë të Brigadave Al-Kasem në verilindje të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës. Regjimi sionist këto sulme ajrore i ka kryer pas një pretendimi se është hedhur një raketë nga rajoni i Rripi të Gazës në një rajon të pabanuar në jug të Palestinës së okupuar.

Tags

Komente