Mars 28, 2020 19:22 Europe/Tirane
  • Siri: Rusia përgatit surprizë të pakëndshme për Erdoganin

Ushtria ruse përgatiti një surprizë shumë të pakëndshme për Turqinë në Siri.

Ushtria siriane dhe ruse planifikojnë për të filluar një sulm të ri mbi provincat Idlib dhe Alepo gjatë 72-96 orëve të ardhshme. Kjo dëshmohet nga transferimi i njësive ushtarake siriane në seksionet e vijës së parë, si dhe nga rizhvendosja e forcave ushtarake ruse. Sidoqoftë, sipas sajtit informativ Avia.pro i afërt me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, Rusia dhe Siria kanë përgatitur për Erdoganin surpriza të reja shumë serioze pas vendosjes së sistemeve turke të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër në Siri. Sipas burimeve ushtarake ruse, një numër i madh i sisteme të artilerisë së rëndë po transferohet në seksionet e vijës së përparme. Bëhet fjalë për sistemet artilerike ruse howitzer të kalibrit 152 mm, të cilat supozohet se do të zëvendësojnë Forcën Ajrore dhe do të sulmojnë terroristët dhe forcat e ushtrisë turke. Duke pasur parasysh aftësitë e këtyre sistemeve të artilerisë, efektiviteti i përdorimit të tyre në Siri nuk do të jetë më i ulët se në rastin e përdorimit të aviacionit. "Kanë kaluar gati një muaj nga arritja e marrëveshjes mes Moskës dhe Ankarasë, megjithatë, në vend që të çarmatoste terroristët, Turqia vazhdoi të dërgojë armët e saj në Siri dhe t'ua transferojë ato militantëve. Sidoqoftë, sistemet artilerike Msta-B howitzer do të jenë një surprizë shumë e madhe dhe e pakëndshme si për xhihadistët, ashtu edhe për ushtrinë turke, pasi ato mundësojnë sulme të sakta dhe të fuqishme në distanca prej gati 30 kilometrash ", - shprehet një ekspert ushtarak rus.

 

Tags

Komente