Mars 30, 2020 16:15 Europe/Tirane
  • Forcat irakiane fillojnë operacionet “Pranvera e Fitoreve” në provincat Ninva dhe Salahudin

Forcat Hashd Sha’bi dhe ushtria e Irakut kanë njoftuar për fillimin e operacioneve me emrin “Pranvera e fitoreve të mëdha” me qëllim spastrimin e provincave Ninva dhe Salahudin nga elementët e mbetur nga grupi terrorist ISIS.

Forcat Hashd Sha’bi të Irakut sot (të hënën) me anë të një deklarate, ka bërë të ditur: “Brigadat 44 dhe 51 dhe komanda e operacioneve në provincën Ninva, njësitë inxhienierike ushtarake dhe kundër lëndëve eksplozive kanë filluar këto operacione me mbështetjen e avionëve të ushtrisë dhe forcave të blinduara të ushtrisë së Irakut.

Organizata e forcave Hashd Sha’bi në këtë deklaratë ka thënë: “Disa grupe terroriste duke keqpërdorur situatën e përhapjes së virusit Korona, nga Siria kanë hyrë në territorin e Irakut dhe gjatë këtyre operacioneve do të luftohen ato grupe.

Ndërkohë forcat e koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS që drejtohet nga Amerika, pozicionet e tyre në qytetin Mosil në provincën Ninva, ua kanë dorëzuar forcave irakiane.

 

Tags

Komente