Mars 31, 2020 13:04 Europe/Tirane
  • Hashd Sha’bi: Terroristët e ISIS të arratisur nga burgjet në Siri, kanë hyrë në Irak

Forcat vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut kanë deklaruar se një numër i konsiderueshëm i terroristëve të ISIS që janë arratisur nga burgjet në provincën Hasake të Sirisë, kanë hyrë në Irak.

Forcat Hashd Sha’bi të Irakut me anë të një deklarate kanë deklaruar se forcat e sigurisë kanë filluar operacionet “Pranvera e fitoreve të mëdha” për të garantuar sigurinë në provincat Ninva dhe Salahudin të Irakut pas arratisjes së një numri të madh të terroristëve të ISIS nga burgjet në provincën Hasake të Sirisë.

 

Tags

Komente