Mars 31, 2020 22:34 Europe/Tirane
  • Izraeli drejt luftës civile?

Ditët e fundit, policia izraelite ka përdorur bomba akustike, helikopterë dhe dronë për të ndaluar izraelitët që nuk kanë pranuar të zbatojnë masat sanitare dhe që janë tubuar në disa zona në territoret e okupuara.

Forcat e policisë izraelite, ndërsa mbanin maska dhe uniforma anti-trazirash, u përleshën me të ashtuquajturit "ekstremistë" izraelitë në disa pjesë të qytetit të okupuar të Kudsit. Ekstremistët kundërshtuan masa të tilla si karantina, të cilat u morën për të luftuar përhapjen e Coronavirusit. Për të shpërndarë "ekstremistët izraelitë", policia përdori helikopterë dhe dronë për të transmetuar mesazhe, duke u bërë thirrje njerëzve të "qëndrojnë në shtëpi". Autoritetet izraelite akuzojnë "izraelitët ekstremistë", shumica e të cilëve banojnë në "zonat e mbipopulluara dhe të varfëra" të Kudsit të okupuar, si përgjegjës për përhapjen e pandemisë së Covid-19 në territoret e okupuara. Masat shtypëse nga forcat izraelite të sigurisë nga njëra anë, dhe mosbindja civile nga "ekstremistët sionistë" nga ana tjetër, kanë rritur rrezikun e luftës civile në territoret e okupuara palestineze. Në një artikull të botuar në gazetën Yedioth Ahronot më 26 Mars, Ron Ben Yishai, eksperti ushtarak izraelit vlerësoi se "Izraeli përballet me dy sfida të mëdha: epideminë e koronavirusit dhe konfuzionin në sistemin politik dhe qeveritar që nuk ka një horizont të qartë ". Eksperti izraelit ka paralajmëruar për një luftë civile në Izrael, për shkak të urrejtjes në rritje midis grupeve politike dhe partive të ndryshme. Kreu i shërbimeve të urgjencës izraelite i tha radios së ushtrisë se ai besonte se një pjesë e kundërshtimit të masave shëndetësore të koronavirusit ishte për "arsye politike". Ai e përshkroi situatën, në të cilën disa shkelin masat e kontrollit, si një "bombë e gatshme për të shpërthyer". Ndërkohë, Ministria e shëndetit e regjimit izraelit ka paralajmëruar se numri i vdekjeve nga përhapja e koronavirusit mund të arrijë në mijëra.

 

Tags

Komente