Mars 31, 2020 22:35 Europe/Tirane
  • Amerika përgatitet për ripushtimin e Irakut

Në Irak, Uashingtoni nuk e di më se në cilën mënyrë të kthehet.

Ndërsa disa ditë më parë, media njoftoi se Kataeb Hezbollah do të ishte urgjentisht së shpejti "subjekt i një fushate ajrore intensive, që me gjasë do ta fshijë atë nga harta", të martën, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të transferojnë ambasadën e tyre nga Bagdadi në Al-Anbar për ta lokalizuar atë në zemër të bazës Ain al-Asad. Për më tepër, Shtetet e Bashkuara kanë filluar ta zvogëlojnë praninë e tyre ushtarake në Irak me një gjest vetë-dëmtues dhe e gjithë kjo nën pretekstin që duhet të mbrojë trupat e saj nga koronavirusi. Këtë të martë, 31 Mars, AFP tha se Shtetet e Bashkuara vendosën bateritë e sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot në Ain al-Asad dhe Erbil, në kufijtë e Irakut me Sirinë. Por a do t'u garantojë ky sistem forcave amerikane një prani të zgjatur në Irak? Sapo mbërriti në Irak, sistemi amerikan i mbrojtjes ajrore Patriot filloi të zbulojë dobësitë e tij. Në Ain al-Asad, baza më e madhe amerikane në Irak, e vendosur në provincën Al-Anbar dhe e cila tani e tutje do të duhet të akomodojë delegacionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në vend, sistemi Patriot u tregua joefektiv përballë dy raketave të lëshuara kohët e fundit në këtë vend. Sidoqoftë, në të njëjtën provincë, burimet raportojnë për gjuajtjen e një rakete Katiusha në qytetin Hit, dhe pak më larg në lindje, forcat amerikane ulë një balon spiun në bazën ushtarake Habanija. Aktet e dyshimta të forcave amerikane në Irak bëhen ndërsa Hashd al-Shaabi dënoi të martën instalimin e sistemit amerikan Patriot në Irak, duke denoncuar një "shkelje të sovranitetit të Irakut", si dhe fluturimet e dyshimta të Forcave Ajrore të SHBA-së mbi provinca të caktuara irakiane. "Uashingtoni ka vendosur dy bateri Patriot pa dijeninë e qeverisë së Irakut, ndërsa Bagdadi e kundërshton atë dhe kërkon të dëbojë ushtarët amerikanë nga territori irakian," tha komandanti i Hashd al-Shaabit, Kamal al-Hasnavi. Ai shtoi se vendosja e këtyre sistemeve raketore amerikane ishte një shkelje e rëndë e sovranitetit të Irakut dhe dëshmoi, edhe një herë, se forcat amerikane ishin okupatorë që duhet të dëboheshin nga Iraku me të gjitha mjetet e mundshme ligjore. Në vazhdën e përshkallëzimit të madh të Janarit 2020, që përfundimisht rezultoi në fillimin e tërheqjes së forcave të Shteteve të Bashkuara, të vendosura në të gjithë Irakun, ndërsa disa baza kyçe përreth Bagdadit tani janë nën sulme sistematike me raketa nga grupet lokale të rezistencës kundër okupimit, planifikuesit e strategjisë amerikane janë përballur me vetëm dy opsione: Të lënë Irakun ose të fillojnë një operacion në shkallë të gjerë në perëndimin e vendit dhe pushtimin e kësaj zone për të rifituar iniciativën strategjike. Për një forcë ushtarake, doktrina historike e së cilës ka qenë 'sulm, sulm, sulm', pozicioni aktual i Amerikës në Irak është tmerrësisht i vështirë dhe i papërputhshëm me predikimin e zakonshëm të epërsisë totale. Perspektiva e ri-okupimit të Irakut dhe e fillimit të shtypjes së një kryengritjeje me një potenciali të madh të popullsisë 40 milionëshe të Irakut, thjesht nuk është një mundësi. Kjo do të kërkonte një forcë detare të ushtrisë amerikane që do të numëronte qindra mijëra.

 

Tags

Komente